VIDEO/ Vrau dy kushërinjtë për parcelat e kanabisit, dorëzohet pas 2 vitesh autori

VIDEO/ Vrau dy kushërinjtë për parcelat e kanabisit, dorëzohet pas 2 vitesh autori

16:31, 09/12/2022
A+ Aa A-

Vetëdorëzohet pas dy vitesh në Policinë e Shkodrës, Daniel Pepaj, vrasësi i dy kushërinjve të tij në Malësinë e Madhe, pas konfliktit për parcelat e kanabisit. 

Krimi i rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020 kur Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy vëllezërit Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis. 

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis.

Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën.

Prej atij momenti ata u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

Ndërkohë babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është lënë në burg në 2020-tën pasi akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy kushërinjve.

Malësi e Madhe/ Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco