Alarm pranë Drejtorisë së Kufirit, një çantë e dyshimtë tek dera e institucionit, policia rrethon zonën

Alarm pranë Drejtorisë së Kufirit, një çantë e dyshimtë tek dera e institucionit, policia rrethon zonën

14:46, 09/12/2022
A+ Aa A-

Një çantë e dyshimtë është gjetur në Tiranë, duke alarmuar qytetarët që jetojnë pranë zonës së Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, punonjësit e institucionit si dhe policinë.

Gazetarja e Syri Tv, Bleona Sari, bën të ditur se zona është rrethuar dhe pritet që të bëhet shpërthim i kontrolluar.

Mësohet se kjo çantë e dyshimtë është gjetur në derën e drejtorisë së Kufirit, në zonën e Laprakës.

Policia nuk ka ende njoftim zyrtar për rastin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco