‘Mirësevjen në Austri, Mark! Ariu shqiptar i çliruar pritet me duartrokitje - FOTO

‘Mirësevjen në Austri, Mark! Ariu shqiptar i çliruar pritet me duartrokitje - FOTO

14:26, 09/12/2022
A+ Aa A-

Pas afërsisht 44 orësh rrugë, në një udhëtim nëpër shtatë shtete të ndryshme, ariut shqiptar Marku sot në mesditë më në fund ka mbërritur në rezervatin e arinjve në Austri, “Bärenwald Arbesbach”.

Organizata Four Paws tregoi krahas fotografive,  se "edhe pse ai ishte pak i turpshëm në fillim,  më në fund ka vënë këmbë në ambientet e tij të reja - për një jetë ariu të përshtatshme për speciet!

“Shpëtimi i Markut, i ariut të fundit të restoranteve në Shqipëri, është një moment historik i madh për mirëqenien e ariut, i cili më në fund merr një shans të dytë për një jetë të përshtatshme për speciet në strehën tonë të arinjve në Arbesbach, Austri, por edhe për punën e organizatës së shpëtimit të kafshëve Four Paws në Shqipëri.

Me shpëtimin e Markut ne i dhamë fund praktikës mizore të mbajtjes së tij pranë një restoranti për të tërhequr dhe argëtuar vizitorët. Tani jemi një hap më afër një bote ku njerëzit i trajtojnë kafshët me respekt, ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

Në Four Paws ne jemi krenarë dhe të lumtur që mund të bëjmë edhe më shumë sesa të zbulojmë vuajtjet e kafshëve si Marku që u shfrytëzuan nga njerëzit: Ne u sigurojmë atyre kujdes të përhershëm dhe një shtëpi të përhershme në vendet tona të kujdesit në mbarë botën," tha Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv ndërkombëtar i  Four Paës, Josef Pfabigan.

Ekipi ynë i përkushtuar punoi pa u lodhur për të siguruar mirëqenien e Markut dhe për të përgatitur shtëpinë e tij të re por asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e komunitetit tonë të dashur. Është tepër emocionuese për ne që jemi në gjendje t'u japim kafshëve shpresë, dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me mbështetës si ju! “përfundon me mirënjohje, njoftimi i organizatës.

Shihini fotot e Markut në liri, pas 20 viteve në kafazin me hekura:

Ariu shqiptar Marku fiton lirinë: pas 20 vitesh priten hekurat dhe ai niset drejt Austrisë - FOTO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco