I shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari nga Kruja

I shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari nga Kruja

14:03, 09/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Krujës ka ndaluar shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Bubq, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, 35-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco