Mbetet në burg atentatori i Berishës/ Gjykata dhe avokati nxjerrin blof policinë: Nuk ka kartelë për të

Mbetet në burg atentatori i Berishës/ Gjykata dhe avokati nxjerrin blof policinë: Nuk ka kartelë për të

13:42, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Gert Shehun me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj liderit demokrat, Sali Berisha.

Shehu goditi liderin e PD-së gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, kur po zhvillohej edhe samiti i liderëve të BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor.    

31-vjeçari Gert Shehu u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Pa u mësuar ende mirë emri i agresorit, mediat pranë qeverisë publikuan një epikrizë të Shehut, ku thuhej se ai kishte probleme mendore.

Edhe Policia e Shtetit e mbrojti Shehun, duke theksuar se ai kishte probleme mendore dhe po kurohej.

Por Gjykata e Tiranës i ka nxjerrë blof, pasi tha se nuk ka kartelë të Shehut. Edhe avokati i atentatorit tha se nuk ka kartelë.

Avokati Nikolin Selimi ka kërkuar nga gjykata masë më të butë sigurimi, si arrest shtëpie apo shtrim të detyrueshëm në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E.F09/12/2022 15:16

Po ju paralajmërojmë se nuk do jetë grushti i fundit ndaj berishës nëse vazhdon me protesta e kërcënime të tilla. Të heqi dorë e të pranojë vendimin e gjykatës së shkallës se dytë me 20 dhjetor. Me Respekte EF

Shto koment

Denonco