Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Drejtoria Detare njofton për përkeqësim të motit në Shqipëri këto 3 ditë

Drejtoria Detare njofton për përkeqësim të motit në Shqipëri këto 3 ditë

13:02, 09/12/2022
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë!

Drejtoria e Përgjithshme Detare tha se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike moti do të përkeqësohet në datat 9-10-11 dhjetor 2022.

Duke filluar nga ora 12:00 e datës 9 dhjetor era do të jetë me drejtimin jug -juglindje dhe jug - jugperëndim në forcën 5-9 bft, 1.00-1.50m dhe shpejtësi 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco