EMRI/ Aksidenti në Qafën e Muzinës, identifikohet viktima 50-vjeçare

EMRI/ Aksidenti në Qafën e Muzinës, identifikohet viktima 50-vjeçare

12:19, 09/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafën e Muzinës.

Automjeti me targa greke tip 'Huyndai' që drejtohej nga 50-vjeçarja Etleva Bejko, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30.

Për pasojë të dëmeve që ka pësuar nga rrokullisja e mjetit, shoferja 50-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco