FOTO/ Makina del nga rruga në ‘Qafën e Muzinës’, ndërron jetë në vend shoferja

FOTO/ Makina del nga rruga në ‘Qafën e Muzinës’, ndërron jetë në vend shoferja

12:01, 09/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafën e Muzinës.

Një automjet me targa greke është aksidentuar para pak momentesh në Qafën e Muzinës.

Nga informacionet e para dyshohet se ka viktima nga aksidenti tragjik.

Njoftimi:

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco