Laburistët: Suella Braverman po mënjanohet nga kryeministri Sunak, duhet të përshpejtohet dëbimi i shqiptarëve

Laburistët: Suella Braverman po mënjanohet nga kryeministri Sunak, duhet të përshpejtohet dëbimi i shqiptarëve

11:21, 09/12/2022
A+ Aa A-

Londër - Laburistët britanikë duan t’i “përshpejtojnë” kërkesat për azil nga vende të sigurta si Shqipëria, tha Sekretarja e Brendshme në hije këtë mëngjes, ndërsa i kërkoi Ministres së Brendshme Suella Braverman të "marrë kontrollin" mbi krizën e migracionit.

Zonja Yvette Cooper bëri thirrje për futjen e një liste të ashtuquajtur të sigurt të vendeve në mënyrë që disa aplikime të mund të trajtoheshin "shumë më shpejt".

Zonja Yvette Cooper pretendoi këtë mëngjes se Ministrja e Brendshme Suella Braverman ishte "mënjanuar" nga kryeministri Rishi Sunak dhe se ishte "përjashtuar" nga vendimet kyçe rreth emigracionit.

Duke folur për “Times Radio”, Sekretarja e Brendshme në hije tha:  "Ai e emëroi atë dhe tani e ka lënë mënjanë dhe padyshim që po e përjashton atë nga vendimet. Kështu që kjo në vetvete është kaotike.

“Nëse Suella Braverman thotë një gjë, Robert Jenrick thotë një tjetër, Rishi Sunak thotë krejtësisht diçka tjetër... Ne kemi pasur tetë Ministra të Imigracionit dhe gjashtë Sekretarë të Brendshëm në shtatë vitet e fundit. Kjo është ajo që kanë bërë konservatorët në mënyrën se si ata e kanë trajtuar këtë."

Zonja Cooper vazhdoi t’i akuzonte konservatorët për "retorikë" dhe jo për plane praktike për të zgjidhur krizën e azilit, pasi ajo parashtroi vizionin e vet laburistëve për të përshpejtuar vendimet rreth vendeve të pretenduara si të sigurta, përfshirë Shqipërinë.

Siç raportoi këtë javë Telegraph,  të paktën 12,000 emigrantë shqiptarë kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit -  përbëjnë rreth 30 për qind të mbërritjeve rekord prej 44,000 varkash të vogla.

Laburistët janë zotuar të prezantojnë një proces të ri të ndjekjes së rasteve për migrantët nga vendet "të sigurta" për të pastruar numrin e kërkesave për azil.

Cooper i bëri thirrje qeverisë që të prezantojë menjëherë procesin e shpejtë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të sigurta “në mënyrë që kërkesat e pabazuara për azil të mund të refuzohen dhe të kthehen brenda disa javësh”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco