Panik në Kamëz/ Shpërthen makina me gaz, lëndohen çifti me dy fëmijët e mitur

Panik në Kamëz/ Shpërthen makina me gaz, lëndohen çifti me dy fëmijët e mitur

22:54, 08/12/2022
A+ Aa A-

Një familje me katër anëtarë ka shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e sotme pasi automjeti i tyre shpërtheu nga rrjedhja e gazit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit.

Automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamëz, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër.

Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamëz, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër.

Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco