Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dhunoi në lokal Elvis Elezin - arrestohet pas 2 vitesh i shumëkërkuari Gazment Kusta

Dhunoi në lokal Elvis Elezin - arrestohet pas 2 vitesh i shumëkërkuari Gazment Kusta

22:00, 08/12/2022
A+ Aa A-

Arrestohet nga policia Gazment Kusta, i shpallur në kërkim për ngjarjen e 17 shkurt 2021, ku së bashku me tre persona të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkop bejsbolli për të dhunuar 30-vjeçarin Elvis Elezi, në Fushë Krujë.

Burime për SYRI-n bëjnë të ditur se arrestimi është bërë pak më parë në Tiranë në zonën e Kodrës së Priftit. 

Prangosja e tij është bërë nga forcat Shqiponja. 

Me vete nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.

Ai është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë, teksa ka rezultuar person në kërkim. 

Policia
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. 

Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco