Lajmi i fundit

LIVE - Këndi i Pano Sokos

Jo vetëm Britania për azil, Greqia nuk “del nga moda” për shqiptarët

Jo vetëm Britania për azil, Greqia nuk “del nga moda” për shqiptarët

21:11, 08/12/2022
A+ Aa A-

Britania e Madhe është një ndër vendet më të lakmuara nga shqiptarët kohët e fundit për të emigruar, dhe fluksi i udhëtimeve të paligjshme i qytetarëve nga Shqipëria është bërë objekt debatesh të ashpra mes politikanëve nga të dyja vendet.

Por duket se Greqia është një “dashuri” e vjetër dhe për shkak të afërsisë, shqiptarët vijojnë të emigrojnë në vendin fqinj.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria greke për Migracion dhe Azil në 10 muajt e parë të 2022 janë plot 1113 kërkesa nga shtetasit shqiptarë për azil, shifër kjo që zë në total 4% të aplikimeve të bëra nga shtetasit e vendeve të treta të cilat gjithsej ishin28.055.

Sipas Zërit të Amerikës, pjesën më të madhe të aplikimeve për azil në Greqi e zënë shtetasit nga Afganistani, Siria dhe Pakistani të cilët kanë edhe numrin më të lartë të njohjeve të azilit.

Por pavarësisht kërkesave, shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të azilit, pasi vetëm 0,18% në kategorinë “a” dhe 0,80% në kategorinë “b” kanë arritur të përfitojnë azil 10 muajt e vitit 2022.

Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si vend të sigurtë dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Ndërkohë, të dhënat e sapopublikuara nga Ministria e Emigracionit për të huajt e rregullt të pajisur me lejeqëndrimi në Greqi flasin se në tetor numri i shqiptarëve ishte 291.005 ose 61,24% të të huajve në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco