Vrasja e biznesmenit Mario Muka, lirohen dy personat e arrestuar

Vrasja e biznesmenit Mario Muka, lirohen dy personat e arrestuar

20:18, 08/12/2022
A+ Aa A-

Dy personat e arrestuar për vrasjen e Mario Mukës në Gjermani janë liruar nga autoritetet.

Sipas medieve gjermane, dy të arrestuarit, një 26-vjeccar dhe një 20-vjeccar, vinin nga bota e drogës.

Fillimisht ishte thënë se ka prova për t’i vendosur ata pas hekurave për krimin e rëndë.

Por prokuroria pranoi të enjten se ata nuk mund të mbahen më në burg dhe duhet të lirohen.

Biznesmeni Mario Muka u vra para dhjetë ditësh në qytetin Krefeld të Gjermanisë. Dy persona qëlluan disa herë në drejtim të tij dhe u larguan më shpejtësi në errësirë.

Ngjarja tronditi qytetin pasi ndodhi pranë qendrës.

Muka, që ka disa biznese në Shijak, kishte precedentë penalë në Gjermani për disa krime në fushën e vjedhjeve dhe të drogës.

Megjithatë, hetuesit patën deklaruar para disa ditësh se ai ishte një ‘peshk i vogël’ në botën e trafikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco