SYRI TV/ A spiunoi Gerti Shehu rrjetin e shpërndarësve të drogës? 3 të dënuar, por Shehu nuk u referua fare

15:46, 08/12/2022
A+ Aa A-

Shtohen provat se Gerti Shehu ishte një bashkëpunëtor i Policisë së Shtetit. Në shkurt të këtij viti Gjykata dënoi një rrjet shpërndarje droge në kryeqytet, ku bashkë me trafikantët u ndalua edhe Gert Shehu. Por teksa të arrestuarit e tjerë përfunduan të dënuar nga drejtësia, Policia nuk e kishte referuar fare në prokurori Gerti Shehun duke e justifikuar vetëm me deklarimin e tij, se nuk kishte dijeni për drogën.

Syri tv

Detaje të reja dalin në dritë që përforcojnë dyshimin se 31 vjeçari Gert Shehu që goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha është i infilturar i Policisë së Shtetit. Syri Tv siguron një vendim gjykarte të shkurtit të këtij viti ku është dënuar një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, ku bashkë me personat e arrestuar me kanabis policia ka shoqëruar si pjesë e grupit edhe Gerti Shehun. Pikërisht nga këtu dalin detajet kompromentuese, ku Shehu sëbashku me 3 personat e tjerë u arrestuan për shitje të lëndëve narkotike, por në dosjen e kaluar në Prokurori dhe Gjykatë emri i tij nuk ekziston.

Vendimi është marrë në 23 shkurt të këtij viti ku dy nga katër personat e arrestuar u dënuan, e njëri prej tyre me 3 vite burg. Sipas dosjes së siguruar nga Syri TV, Gerti Shehu dhe 3 personat e tjerë ndalohen në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit, 2 prej personave me të cilët shoqërohej Gert Shehu iu gjet lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Dy prej tyre, përkatësisht shtetasi ‘T’ dhe shtetasi ‘F’ pranuan veprën penale, duke pretenduar se janë përdorues, por gjatë kontrollit në banesën e ‘T’-së, policia gjen një tjetër sasi droge. Ndërkohë që shtetasit ‘T’ dhe ‘F’ u morën të pandehur nga Prokuroria e Tiranës, e për më tepër dolën edhe në gjyq,

Çuditërisht, Gert Shehut nuk i futet gjemb në këmbë. Madje Policia e ka shmangur plotëisht Gert Shehun nga aktiviteti i paligjshëm duke e justifikuar me deklaratën e tij se “nuk isha në dijeni që shokët e tij kishin drogë”. Po ky nuk është i vetmi episod ku Gert Shehu amnistohet nga Policia. Për herë të fundit, 31 vjeçari është përballur me drejtësinë në vitin 2017, kur plagosi rojen e një palestre, e në fund u dënua me vetëm 200 mijë lekë gjobë. E prej asaj kohe, Gerti Shehu për të gjitha problemet nuk është referuar më në prokurori, siç ishte rasti i plagosjes në gusht të këtij viti, ku teksa rrezikonte deri në 10 vite burg për plagosje, Policia as nuk denjoj që të kalonte dosjen në Prokurori për hetime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco