Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Bilanci i COVID/ 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 18 të tjerë

Bilanci i COVID/ 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 18 të tjerë

18:55, 07/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus nga 457 testime të kryera.

Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 18 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 181 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 8 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, 2 në Përmet, 1 në Vlorë.

Statistika ( 7 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                17
Të shëruar në 24 orë             18
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       457
Testime totale                   2,011,673
Raste pozitive                      332,358
Raste të shëruara                  328,583
Raste Aktive                             181
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                      119
Vlorë                         18
Gjirokastër                11
Fier                           14
Berat.                        6
Shkodër                    5
Durrës.                      3
Lezhë.                       3
Elbasan.                   2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco