Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO-SYRI TV/ Gerti Shehu i privilegjuari i Policisë së Shtetit, lihej i lirë sa herë që arrestohej

16:58, 07/12/2022
A+ Aa A-

Gertii Shehu, i riu që sulmoi liderin e opozitës Sali Berisha, rezulton i privilegjuar nga Policia, duke shtuar dyshimet se ai është kontingjent i policisë dhe informator. Në muajin gusht, Shehu është ndaluar për ‘plagosje me dashje’, por u lirua nga qelia dhe dosja nuk është referuar asnjëherë tek drejtësia. Teksa për alibinë e tij është paraqitur një vërtetim mjekësor, rezulton se 31 vjeçari kishte rinovuar patentën këtë vit si person pa probleme, e madje kishte marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë.

Nga SYRI TV

Gerti Shehu, 31 vjeçari që qëlloi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha është njohur mbrëmë me masën e arrestit teksa ndodhet ende në ambientet e Spitalit të Traumës. Edhe pse Oficerët kanë tentuar 4 herë që të marrin dëshminë e tij, Shehu ka refuzuar duke thënë vetëm togjalëshin ‘ishte për tu bërë’ e kërkoi mbrojtjen me avokat.

Po kush është Gerti Shehu?

Ai rezulton një person i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare, pasi edhe në muajt e fundit ka qenë protagonist i disa ngjarjeve kriminale, por gjithmonë ua hidhte paq dhe pa përgjegjësi ligjore.

Në muajin Gusht të këtij viti (2022), Gerti Shehu është arrestuar për plagosje të një personi, por pak pas arrestimit ai është liruar nga qelia dhe fati i hetimeve apo provave ndaj tij mbetet mister. Sipas të dhënave, në verën e këtij viti Shehu plagosi një tjetër person në lagjen ku banonte, e akuza që rëndonte ndaj tij parashikonte një dënim nga 3 deri në 10 vite burg.

Por Shehu, jo vetëm që nuk kaloi asnjë ditë në qeli, por mësohet se Policia nuk e referoi në Prokurori për hetime, duke e mbyllur dosjen.

SYRI TV iu drejtua zyrtarisht Gjykatës së Tiranë dhe Prokurorisë për të marrë informacion nëse kanë hetuar apo gjykuar Gerti Shehun, por ende nga këto institucione nuk ka një përgjigje. Në rrugë konfidenciale mësohet se dosja për Gerti Shehun nuk është referuar asnjëherë në Prokurori, ç’ka ngre dyshimet se ai është kontigjent i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, para dhe pas këtij episodi, Gerti Shehu ka pasur një jetesë normale, e sipas dokumenteve të institucioneve shtetërore e private, ai njihej si person i rregullt. Në muajin shkurt të këtij viti, 31 vjeçari pajiset me leje drejtimi të mjetit. Procedura për pajisje me patentë parashikon që aplikuesi duhet të marrë vërtetimet e nevojshme nga mjeku i familjes dhe poliklinika, dhe nëse gjendja do të ishte ajo e paraqitur nga mjeku në kartelën e publikuar, mjeku i familjes kurrë nuk do të firmoste formularin për pajisjen e tij me leje drejtimi.

E madje, në këtë periudhë, Gerti Shehu aplikon dhe merr një kredi në një bankë të nivelit të dytë, procedura të cilat kurrsesi nuk mund të kryhen nga një person me ç’rregullime të shëndetit mendor.

Ndërkohë edhe lëvizjet e tij ditën e protestës, dëshmuar këto nga kamerat e sigurisë, nuk të japin përshtypjen e një personi me ç’rregullime që shfaq akte provokimi apo dhune. Ai shihet në këto pamje, që lëviz i qetë nga Xhamia ku ndodhej paraprakisht drejt selisë së Partisë Demokratike e për të realizuar më pas aktin e paraplanifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco