SYRI TV/ Katundi Vjetër në Mirëditë, te ‘100 fshatrat’ por shteti e harron: asnjë investim në infrastructure

15:27, 07/12/2022
A+ Aa A-

Miliona euro janë shpenzuar për programin e 100 fshatrave, por në Katundin e Vjetër në Mirëditë, deri më tani nuk është kryer asnjë investim. Banorët kanë investuar kursimet në turizëm, por shteti nuk ka marrë masa të zgjidh dy problemet kryesore të fshatit, energjinë elektrike dhe infrastrukturën.

Syri tv

Ky fshat është pjesë e listës së 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë. Ndonëse Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka bërë miliona euro tendera për zhvillimin e këtyre zonave, në Katundin e Vjetër në Mirëditë, që prej shpalljes së programit qeveriatar të 100 fshatrave turistikë, nuk ka pasur asnjë investim.

Problemi kryesor në këtë fshat, është energjia elektrike. banorët thotë, se sa herë ka përkeqësim të motit, në zonë nuk ka energji.

Ata pak banorë që kanë mbetur ende në fshat, janë munduar të invsetojnë në bujtina apo restorante, por mungesa e infrastrukturës rrugore, penalizon jo pak turistët.

Kjo është një ndër zonat më piktoreske të Mirëditës, ku pasuritë natyrore për shfrytëzim turistik janë të mëdha, por lënia në harresë dhe mungesa e promovimit, bën që turizmi në këtë zonë të jetë sporadic, thuajse pa ndikim në ekonomitë e këtyre familjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco