I akuzuar për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për pafajësi

I akuzuar për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për pafajësi

12:47, 07/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish drejtorit të TVSH-së, Thoma Gëllçi për pafajësi. Togat e zeza të apelit të posaçëm kanë miratuar vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit e 4 muaj ish drejtorin. Ai u shpall fajtor për akuzën e  shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Gjithashtu në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje.05/07:55

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura. Gëllçi së bashku me Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj u arrestuan në tetor te vitit 2021.

Në gusht të 2022, ish drejtori la qelitë për shkak të përfundimit të dënimit. Pas arrestimit në atë kohë përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se ish-zyrtari i lartë i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, me fond rreth 1 milion dollarë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018. Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH.

Vendimi i plotë:

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët IgertaHysi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë07.12.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 66 akti, datë 04.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesit/të pandehuritTh.G., J.T., E.M., A.M., etj.,kundër vendimit nr. 37, datë02.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

-“Deklarimin fajtor të të pandehurit Th.G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Th.G. me 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Th.G. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Th.G. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të pandehurit J.T., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri J.T. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin J.T. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin J.T. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.M. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin E.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.M. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij do të zbatohet masa e sigurimit “arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 79 dt. 07.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin A.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar...”.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.37, datë 02.06.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco