Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

EMRI/ La studimet për të shkuar në Angli, i riu shqiptar dënohet me burg për trafik droge

EMRI/ La studimet për të shkuar në Angli, i riu shqiptar dënohet me burg për trafik droge

12:29, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një 23 vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar për trafik droge është dënuar me 12 muaj burg në Angli. Renaldo Shyti u kap nga policia në një parkim makinash në Suffolk Retail Park më 8 tetor dhe kur oficerët kontrolluan makinën gjetën 22 doza kokaine në xhepin e derës së shoferit, sipas mediave të huaja.

“Gjërat nuk janë të miat. Më detyruan të bëj diçka.”, tha i riu në polici. Kur telefoni i tij u ekzaminua, u zbulua se përmbante kodet postare të vendeve ku ai do të dërgonte drogën. Gjatë dëshmisë, ai tha se kishte qenë i pastrehë dhe i kishin kërkuar të dorëzonte drogë në Ipsëich pasi kishte një borxh prej 5,000 £.

Gjykata dëgjoi se përpara se të vinte ilegalisht në Britaninë e Madhe, në gusht të vitit të kaluar, Shyti kishte qenë duke kryer studimet për laborant dentar në Shqipëri dhe tani ai dëshironte t’i kthehej jetës së tij atje. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco