Kujtoi se ishte parkim, thyen traun e Parlamentit dhe hyn në oborr me makinë, policia thotë se…

Kujtoi se ishte parkim, thyen traun e Parlamentit dhe hyn në oborr me makinë, policia thotë se…

11:45, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një shtetas ende i paidentifikuar, ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit.

Burime bëjnë me dije se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.

Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun.

Dyshohet se shoferi i makinës  kurohet me ilaçe depresioni.

Personi është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco