Merr fund arratia për 41 - vjeçarin në Berat, ja akuza që rëndon ndaj tij

Merr fund arratia për 41 - vjeçarin në Berat, ja akuza që rëndon ndaj tij

10:19, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën “plagosje me dashje” e mbetur në tentativë. 41 vjeçari, banues në Kuçovë kishte goditur me sende të forta shtetasin me iniciale V. B. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj në lagjen “30 vjetori” në Berat.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco