Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Arrestohet dyshja e hajdutëve që grabisnin makina! I modifikonin në Durrës, si i shisnin të rinjtë automjetet

Arrestohet dyshja e hajdutëve që grabisnin makina! I modifikonin në Durrës, si i shisnin të rinjtë automjetet

08:52, 07/12/2022
A+ Aa A-

Dy të rinj përfunduan në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje makinash. Hetimet nisën pas denoncimit të një qytetari banues në rrugën “Petraq Leka” në kryeqyteti, i cili deklaronte në polici se persona të panjohur i kishin vjedhur automjetit të parkuar në rrugë.

Nga ky moment, agjentët e krimeve u vunë në lëvizje dhe pas hetimeve disa ditore, kanë bërë të mundur identifikim dhe arrestimin e autorëve. Hajdutët banues në Tiranë, pasi kanë grabitur automjetin e denoncuesit, e kanë dërguar atë në qytetin e Durrësit, ku i kanë hequr targat dhe më pas i kanë fshirë numrin e shasisë me qëllim për ta shitur atë, por janë zbuluar nga forcat e rendit dhe më pas janë arrestuar.

“Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan, me qëllim për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ndaj pronës, pas kallëzimit nga shtetasi F. A., se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte parkuar në rrugën ‘Petraq Leka’, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore disaditore, në bazë të provave të siguruara, u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve: A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë vjedhur mjetin tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit F. A. Më pas e kanë dërguar automjetin në qytetin e Durrësit, i kanë hequr targat dhe kanë fshirë numrin e shasisë, me qëllim për ta shitur”, sqaroi Policia e Tiranës. Në të njëjtën kohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco