Me çrregullime psiqike? Rrëzohet alibia e pushtetit, agresori Gerti Shehu rinovoi patentën në shkurt 2022

Me çrregullime psiqike? Rrëzohet alibia e pushtetit, agresori Gerti Shehu rinovoi patentën në shkurt 2022

18:55, 06/12/2022
A+ Aa A-

Gerti Shehu, 31 vjeç është agresori që goditi me grusht liderin e opozitës, Sali Berisha gjatë protestës së opozitës që u zhvillua në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ky person provokoi këtë të martë protestën e opozitës.

Gerti Shkelqim Shehu ka lindur në Tepelenë në datën 9 maj 1991 dhe banonte në Tiranë. Shehu jetonte së bashku me nenen e tij në kryeqytet në katin e parë të një pallati ne afërsi të urës së Tabakëve. Sipas të dhënave mësohet se muaj më parë Gerti Shehu kishte punuar si shperndarës picash me motor, ndërsa sipas raportimeve të fqinjëve kohët e fundit nuk kishin dijeni nëse punonte.  

Por fill pasi u bë identifikimi i autorit të sulmit ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, nga ana e autoriteteve shtetërore u shpërnda një vërtetim, i nxjerr nga një klinikë private në kryeqytet, se Gerti Shehu është trajtuar për shkak të çrregullimeve psikike.

Edhe pse dokumenti nuk ka snjë lement sigurie për tu konsideruar si i vërtetë, Syri.net mëson se ai dokument është përdorur për të lehtësuar pozitat e tij përball drejtësisë dhe institucioneve. 

Por një tjetër element që ngre më shumë pikëpyetje mbi figurën e Gerti Shehut është reagimi i Policisë së Shtetit për ndalimin e tij. Sipas Policisë, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Por provat e rrëzojnë këtë pretendim. Në një njoftim të shpërndarë disa vite më parë të Gerti Shehut, policia nuk e cilëson në asnjë moment me probleme psikike, por ka vendosur arrestimin e tij për shpërndarje të lëndëve narktoike.

Një tjetër provë, që rrëzon qëndrimin e Policisë, është fakti se në muajin shkurt të këtij viti agresori ka kryer rinovimin e lejes së drejtimit, dhe në rast se ai do të vuante nga këto çrregullime rinovimi i patentës do të ishte i pamundur. Leja e drejtimit të automjetit nuk i lëshohet një personi me probleme mendore. Komisioni para se të lëshojë patentën kërkon dhe certifikatën mjekësore. 

Image

Pikpyetjet që ngrihen tashmë janë se përse nga Policia u nxitua për ta nxjerrë si person me probleme mendore, ndërkohë që vetë institucionet shtetërore tregojnë të kundërtën, dhe lehtësirat që i krijoheshin Gerti Shehut për t'u pajisur me dokumente nga institucionet shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco