Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan për ta shitur, arrestohen 2 persona

Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan për ta shitur, arrestohen 2 persona

09:48, 06/12/2022
A+ Aa A-

Dy persona të cilët vodhën një automjet me qëllim për ta shiutr janë vënë në pranag nga policia e Tiranës.

Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë – Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan, me qëllim për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ndaj pronës, pas kallëzimit nga shtetasi F. A., se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte parkuar në rrugën “Petraq Leka”, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore disaditore, në bazë të provave të siguruara, u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve:

– A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F. A. Më pas e kanë dërguar automjetin në qytetin e Durrësit, i kanë hequr targat dhe kanë fshirë numrin e shasisë, me qëllim për ta shitur.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco