Lajmi i fundit

Skandali Rama-McGonigal/ Nesër nis hetimi nga Kongresi i SHBA, ligjvënësja: Do i shkojmë në fund

‘Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!’/ Flasin banorët e lagjes ku dhëndri plagosi vjehrrin dhe kunatin!

‘Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!’/ Flasin banorët e lagjes ku dhëndri plagosi vjehrrin dhe kunatin!

09:00, 06/12/2022
A+ Aa A-

Një 61-vjeçar dhe djali i tij 30 vjeç mbetën të plagosur rëndë pasi u goditën me thikë nga dhëndri i tyre.

Ngjarja që u duk fillimisht si një sherr banal u regjistrua mbrëmjen e së dielës në lagjen “1 Maji” të qytetit ku mbetën të plagosur shtetasit Xhevdet dhe Albion Braushi. Nga të dhënat, i riu ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe gjatë ditës së djeshme është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Arrestimi

Disa orës pas ngjarjes së rëndë, Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Rildi Kocja, 27 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij. “Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokali zuar, kapur dhe prangosur, në lagjen ‘8 Nëntori’, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi Policia. Si provë materiale në vendin e ngjarjes, hetuesit e Policisë së Vlorës kanë gjetur dhe sekuestruar edhe dy thika që do të jenë prova kyçe në procesin gjyqësor për 27-vjeçarinn.

Gjendja e të plagosur

Ndërsa, 61-vjeçari Xhevdet Braushi ndodhet i shtruar në Spitalin e Vlorës në gjendje disi të stabilizuar, djali i tij i cili ka marrë plagë më të thella nga goditjet me thikë ndodhet në gjendje kritike. Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme ai është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Në të njëjtën kohë, 61-vjeçari ndodhet i shtruar në Reanimacionin e Spitalit lokal për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në trup. Të paktën 10 herë është goditur me thikë 30-vjeçari nga burri i motrës së tij pas konfliktit që shpërtheu midis tyre, ndërsa Xhevdeti ka ndërhyrë për t’i ndarë, duke mbetur edhe ai i plagosur me dy plagë në pjesën e shpatullës dhe gjoksit.

“Ngjarja e rëndë”, flasin banorët e lagjes ku ndodhi krimi

Banorët e lagjes “Çole” të qytetit të Vlorës shprehen të shokuar mbi atë që ndodhi. Banorët thonë se Xhevdet Braushi me të birin jetonin vetëm dhe mbijetonin, duke shitur rroba të përdorura në një nga trotuaret e lagjes. Gjurmët e gjakut në rrugë ishin të pranishme edhe gjatë ditës së djeshme. Banorët thanë nuk e dinin se pse kishte ndodhur ngjarja e rëndë. “Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!”, thotë një prej banorëve i pyetur nga mediat. Mësohet se dhëndrit banues në Tiranë, kishte shkuar në Vlorë dhe për arsye ende të pasqaruara mirë është përfshirë në një konflikt me kunatin e tij, e pasuar më pas nga goditjet me thikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco