Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U plagos me thikë nga kunati në Vlorë, 30 vjeçari niset drejt Traumës në gjendje kritike

U plagos me thikë nga kunati në Vlorë, 30 vjeçari niset drejt Traumës në gjendje kritike

09:40, 05/12/2022
A+ Aa A-

Njëri prej të plagosurve me thikë mbrëmjen e 04 dhjetorit 2022, në lagjen Çole pikërisht 30 vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës.

Plagët e marra në trup janë kritike për jetën e është nisur për një mjekim më të specializuar.

Edhe babai i tij 62 vjeçari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por nuk mund të paraqitet as ky i fundit si jashtë rrezikut për jetën pasi plagët në trup janë të mëdha.

Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmbë.

Autori i sulmit Rildi Koçja, 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua rreth një orë pas ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco