Droga ne Fier/ Si ishte ngritur një rrjet sinjalesh për trafikun e drogës, të përfshirë policë e doganierë

Droga ne Fier/ Si ishte ngritur një rrjet sinjalesh për trafikun e drogës, të përfshirë policë e doganierë

09:10, 05/12/2022
A+ Aa A-

Nga përgjimet e grupit të akuzuar për trafikun e kokainës të kapur me plehun kimik në Frakull të Fierit janë zbuluar edhe lidhjet me efektivë të rendit dhe doganierë.

Madje prokuroria pretendon se ishte ngritur edhe një sistem komunikimi, ku përmes sinjaleve të ndryshme përmes mesazheve përcilleshin edhe porositë.

Sipas dosjes hetimore në muajin gusht, kur ngarkesa ishte ende në Portin e Tivarit, Nikolin Gjolena i konsideruar edhe si financues i blerjes së lëndës narkotike, komunikon me një efektiv policie duke i dërguar në numrin e tij të punës vetëm emrin e tij.

Sipas hetuesve, dyshimet janë se teksti me mbishkrimin "Nikolin Gjolena", është një kod.

Një ditë pas kësaj efektivi, që sipas SPAK është verifikuar, ka komunikuar edhe me shtetasin Viktor Çervanaku, i cili i ka lënë porosi që të flasë me persona të tjerë e t’ia mbyllë problemet që ata kishin me agjencitë ligjzbatuese.

Gjithashtu Çervanaku flet edhe me agjentë doganorë, që ta ndihmojnë dhe të përshpejtojë procedurat për plotësimin e dokumentacionit.

SPAK është duke analizuar të gjitha këto përgjime, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje duke lënë të kuptuar se mund të ketë edhe persona të tjerë të ndaluar./Ora news/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco