VIDEO/ Shkodër, arrestohen dy shpërndarës heroine në ‘punë’e sipër

VIDEO/ Shkodër, arrestohen dy shpërndarës heroine në ‘punë’e sipër

08:47, 05/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës, specialistët e Narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative se dy persona shpërndanin doza drogash të forta në qytet, kanë organizuar operacionin e koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan E.S, 21 vjeç dhe A. V, 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Policia ka ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 të rinjtë të cilëve iu gjeti një sasi heroine të ndarë në doza, gati për shitje.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco