Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vrau të dashurën në Greqi/ I riu nga Elbasani: I pashë një SMS në telefon dhe u bëra xheloz. Si nisi konflikti

Vrau të dashurën në Greqi/ I riu nga Elbasani: I pashë një SMS në telefon dhe u bëra xheloz. Si nisi konflikti

08:45, 05/12/2022
A+ Aa A-

Nuk kanë të ndalur krimet në familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendi. Pas një vrasjeje të trefishtë të ndodhur në Itali, një tjetër krimi makabër në Prishtinë, një i ri në Greqi i ka marrë jetën me plumb në kokë të dashurës së tij, Kristjanës.

Krimi i rëndë ka ndodhur pasi i riu, vetëm 25 vjeç, i ka parë një SMS në celular 19-vjeçares dhe më pas ai ka nxjerrë armën duke i marrë jetën. Ose të paktën ky është versioni që ka dhënë para prokurorëve në Prokurorinë e Pireut, Qamil Taja, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit, por edhe ka shtuar se ka qenë nën efektet e drogës.

Prokuroria ka kërkuar ekzaminim të autorit, ndërkohë që janë sekuestruar telefonat dhe të gjitha bisedat e kryera mes tyre dhe personave të tretë. Ai ka dalë ditën e djeshme para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë në praninë e një avokati mbrojtës, duke qëndruar përgjatë gjithë kohës, sipas mediave greke në pozicionin e një personi të penduar. Prokuroria greke ka vlerësuar vetëdorëzimin e tij, ndërkohë që kanë nisur hetimet intensive për të mësuar shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Shqiptari në gjykatë

Qamil Taja, autori i vrasjes mizore të së dashurës së tij 19- vjeçare, është rrëfyer para Gjykatës së Pireut një ditë pas krimit. Ai ka mbërritur në Gjykatën e Pireut pak pas orës 10:30 të mëngjesit nën masa të rrepta sigurie dhe ka qëndruar në zyrën e hetimit për më shumë se 2 orë. Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të vetëdijshme, ndërsa avokati i shqiptarit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar dhe i dërrmuar nga përfundimi tragjik.

“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Më ka shprehur pendimin për krimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse klienti im ka qenë apo jo nën përdorimin e drogës”, ka thënë në gjykatë avokati i shqiptarit, Christos Divanidis. Sipas informacioneve, 25- vjeçari pretendon se mes tij dhe të dashurës, Kristjana Brakja, ka pasur sherre dhe shpërthime xhelozie, ndërsa një prej këtyre sherreve përfundoi në tragjedi për vajzën. Ai mësohet të jetë shprehur para togave të zeza se ka qenë një mesazh në telefonin e vajzës që ka bërë që ai të humbasë toruan dhe ta çojë drejt vrasjes.

Mediat greke bëjnë me dije se pas krimit, 25-vjeçari Taja është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë vajzën me të cilën jetonte. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë. “Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava të dashurën time. Ajo ka vdekur dhe është në shtëpi”, mësohet të ketë thënë Taja në Polici, në momentin e dorëzimit, sipas të dhënave të bëra publike nga “Mega”.

Referuar të dhënave të pakta bëhet me dije se djali është nga Elbasani dhe është djali i një familjeje me tre fëmijë. Policia greke nuk e ka pasur ndonjëherë të skeduar djalin nga Elbasani për ndonjë krim apo vepër penale të mëparshme ndërkohë që tashmë do të jenë një mori dëshmitarësh që do të hedhin dritë mbi marrëdhënien e dy të rinjve shqiptarë që historinë e dashurisë së tyre e mbyllën me plumba dhe me pranga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco