Vrau gruan me thikën e mishit një vit më parë, Greqia mbyll përjetë në burg shqiptarin

Vrau gruan me thikën e mishit një vit më parë, Greqia mbyll përjetë në burg shqiptarin

08:43, 05/12/2022
A+ Aa A-

Një vit më parë lagja e njohur “Dhafni” do të tronditej nga një akt mizor i një shtetasi shqiptar. Ai i mori jetën gruas së tij për shkak të xhelozisë duke përdorur një thikë të madhe që e përdorte për prerjen e mishit në lokalin ku punonte.

Historia horror ndodhi në korrikun e një viti më parë, ndërkohë që autori u vetëdorëzua në polici, thuajse në mënyrë identike si vrasësi i dy ditëve më parë. Por, mediat greke që u morën me historinë e kobshme të fundit tragjik të Anisës, vetëm 31 vjeç, lëshuan akuza të forta ndaj Policisë së vendit të tyre, duke e akuzuar këtë të fundit për neglizhencë ndaj thirrjeve që gruaja shqiptare kishte kryer disa ditë më parë për dhunën që ushtronte bashkëshorti.

Më pas, familja e të ndjerës, pajtuan avokatë personal të cilët punuan fort për të shmangur ndonjë ulje dënimi që mund të përfitonte autori i krimit. E për pasojë, të mërkurën e javës së kaluar Gjykata e Athinës ka dal me një vendim unanim për Shehun: Burg përjetë.

Seanca sipas mediave greke

Një gjykatë në Athinë dënoi me burgim të përjetshëm 40-vjeçarin shqiptar Florand Shehu, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31- vjeçare Anisa në korrik të vitit 2021. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në “Dhafni” në Athinë. Shqiptari i preu fytin bashkëshortes me thikën e mishit që përdorte në lokal dhe më pas u dorëzua në Polici. “Kam vrarë gruan time, brenda banesës ku jetonim. Isha çmendurisht xheloz për të”, pati rrëfyer 40-vjeçari.

Vendimi për rastin e vrasjes është dhënë të mërkurën e kaluar nga gjykata, por është raportuar vetëm ditën e djeshme nga media greke.

“Që në momentin e parë familja e vajzës së ndjerë dhe më pas avokatët mbrojtës mbështetën pretendimin për “gjendjen e qetë shpirtërore” në të cilën ndodhej i akuzuari, si dhe planifikimin që kishte bërë për vrasjen. “Në mënyrë të pamohueshme, burgimi i përjetshëm, edhe pse dënimi më i lartë, nuk mund të përshkruajë me saktësi dhimbjen dhe vuajtjen që përjetoi dhe po përjeton familja.

Qartë, shprehim kënaqësinë tonë për vendimin e marrë pas një bashkëvlerësimi të të gjitha provave të paraqitura”, deklaruan avokatët e viktimës. Megjithatë, vrasja mund të ishte shmangur nëse Policia e thirrur nga 31-vjeçarja ditët e mëparshme do të hetonte më me kujdes telefonatat e saj. Për këtë arsye ata u pezulluan dhe ndaj tyre nisi një hetim nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco