Shpërthimi pranë një banese në Sarandë, Policia vihet në kërkim të autorit

Shpërthimi pranë një banese në Sarandë, Policia vihet në kërkim të autorit

07:51, 05/12/2022
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë së Sarandës njoftoi se sasia e lëndës plasëse që ishte vendosur në murin rrethues të banesës së Lefter Lefterit, ishte e vogël dhe dëmet po ashtu të vogla. Gjithashtu, Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë 5.12.2022 rreth orës 4:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit."

Sipas burimeve, i zoti i banesës, Lefter Lefteri, alias Afe\ Kulla, sot ndërtues dhe më parë punonjës i administratës publike, është kallëzuar madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco