Udhëtoi nga Tirana dhe plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

Udhëtoi nga Tirana dhe plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

01:00, 05/12/2022
A+ Aa A-

Policia arrestoi dhëndrin 27 vjeçar, i cili, mbrëmjen e 4 dhjetorit plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij dhe më pas u largua.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Autori u arrestua pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.

Plagosja me thikë ndodhi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh lokalizuan, kapën dhe prangosën, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin Rildi Koçja, 27 vjeç, banues në Tiranë

“Ky shtetas pas një konflikti të çasit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, informoi mbrëmjen vonë pak para mesnatës policia e Vlorës.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco