Ngjarja në Vlorë, babë e bir në gjendje të rëndë, u plagosën nga kunati

Ngjarja në Vlorë, babë e bir në gjendje të rëndë, u plagosën nga kunati

22:14, 04/12/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Vlorë. Mësohet se të plagosur kanë mbetur babë e bir, Xhevdet dhe Albion braushi, përkatësisht 62 dhe 30 vjeç.

Sipas raportimeve, kunati ka plagosur babë e bir. Djali ka marrë 10 goditje thike në trup ndërsa për babain nuk dihet.

Gjendja e tyre është e rëndë ndërsa aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco