E rëndë Vlorë, dy të plagosur me thikë dërgohen në spital nga kalimtarët

E rëndë Vlorë, dy të plagosur me thikë dërgohen në spital nga kalimtarët

21:44, 04/12/2022
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve, dy të plagosurit janë gjetur në trotuar në lagjen Çole nga kalimtarët e rastit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco