U nis për të vrarë por e tradhtoi arma, ja 5 rastet kur Dumanit ju bllokua pistoleta në momentin final

U nis për të vrarë por e tradhtoi arma, ja 5 rastet kur Dumanit ju bllokua pistoleta në momentin final

16:58, 04/12/2022
A+ Aa A-

Shpeshherë Nuredin Dumani, është dëgjuar në kronikat televizive si një vrasës gjakftohtë dhe profesionist, por në serinë e krimeve të rënda që ai ka kryer, të krijon bindjen e një krimineli amator. Në rrëfimin e Dumanit, jepet një tablo mbi aktivitetin kriminal, por njëherësh tregohen momente që Dumanin e nxjerrin qesharak. Ora News ka siguruar plot 5 raste të dështuara sulmi, ku Dumani është nisur për të vrarë dhe është tradhtuar nga arma. Janë 5 raste, ku automatiku apo qoftë dhe pistoleta, Dumanit nuk i ka shkrepur në momentin final.

Duke e hequr përgjegjësinë e vrasjes nga vetja dhe kaluar bashkëpuntorëve të tij, si Talo Çela, Henrik Hoxha, Enver Diva, Besmir Xhixha dhe Skerdi Tasit.

Të pesta rastet ku Dumanit i ka ngecur arma lidhen me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në Elbasan.

Tentativën e vrasjes së Tom Çelës dhe biznesmenit Lulzim Masha. Si dhe momenti i ngecjes së armës në tentativën e grabitjes së 100 kg hashash.

Vrasja e Vëllezërve Haxhia

“…në momentin kur ishin tek vendi i quajtur tregu i makinave, Klevisi shtoi shpejtësinë për të parakaluar Golfin, ku udhëtonin Enver dhe Besmir Haxhia. Ku jemi afruar në një distancë 5 apo 6 metra, kemi qëlluar unë dhe Henriku, me automatik në drejtim të Golfit. Makina ndaloi dhe mua mu bllokua arma. Unë kam zbritur nga makina dhe kam marrë një kallash tjetër. Në këtë moment edhe Riku, doli nga makina dhe u afrua dhe qëlloi me breshëri automatiku të dy vëllezërit Haxhia….”.

Vrasja e Bujar Çelës

“…rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela. Në atë moment bëra rreth-rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enver Diva dhe Besmir Xhixha ishin me makinën tip “Renault”, përballë lokalit, ku po prisnin që të afrohesha unë.  Kur ata më panë se unë u afrova, Enveri zbriti nga makina, dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Enveri goditi rreth 20 herë me armën “Scorpions”. Unë shkova për ta qëlluar Bujar Çelën, por pistoleta më ngeci, dhe nuk qëllova dot. Meqënëse mu bllokua arma, kam thërritur Besin që ishte shofer dhe i thashë hajde më sill armën. Më tha çfarë të bëj? I thashë ta godiste në kokë dhe ai e qëlloi dy herë me një pistoletë 9 milimetërshe…” - tregon Nuredin Dumani.

Tentativa e vrasjes së Tom Çelës

“…Tom Çelën, donim ta vrisnim por unë e kam plagosur në këmbë. Ai më është shmangur dhe unë e ndiqja dhe njëherësh e qëlloja. Ku ai do hynte në lokal e ndoqa nga pas dhe ja vura pistoletën tek koka. Pistoleta nuk bëri më shkrepje, pasi më kishin mbaruar fishekët. Në këtë moment Tom Çela, më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i thashë asnjë gjë…” - ka treguar për SPAK, Nuredin Dumani.

Tentativa e Vrasjes së Lulzim Mashës

Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në “Matrix” dhe më tha: “… kusho lëre se u fëlliqëm…”. Riku më tha se Skerdi Tasit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur të ekzekutonte objektivin Lulzim Masha.

Ngecja e armës tek grabitja e hashashit

“…dua të sqaroj për një grabitje të kryer në Çermë të Lushnjës.Talo kishte marrë informacion se në një magazinë aty, ndodheshin 100 kg hashash dhe na tha do shkojmë t’ia marrim. Specialistin e hapjes së qepenave dhe dyerve e kishim Talon. Vendosën që unë do qëndroja jashtë roje me një pistoletë që ma dha Talo, dhe këta do hynin brenda të merrnin hashashin. Në moment që këta u futën brenda, dëgjova hapa nga krahu poshtë një lokali, po vinte një person me një armë të gjatë në dorë. Ishte i dobët dhe i gjatë. Unë pistoletën e kisha të mbushur, por harrova dhe e mbusha prap. Dhe në këtë veprim mu bllokua arma. Personi më tha mos lëviz, më ofendoi dhe më pas qëlloi drejt meje, ndërsa unë u shtriva në kurriz. Më pas doli Talo nga magazina dhe hapi zjarr ndaj personit të armatosur dhe në u larguam në një drejtim dhe personi në drejtim tjetër…”-rrefen Nuredin Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco