I vihet zjarr një koncensionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë me bomba molotov, arrestohet një shqiptar

I vihet zjarr një koncensionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë me bomba molotov, arrestohet një shqiptar

12:39, 04/12/2022
A+ Aa A-

Pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, një zjarrvënie ka ndodhur në një koncesionar makinash në rrugën Ymitto 35 në Kaisariani të Greqisë.

Nga sulmi u dëmtuan shtatë automjete, ndërsa për shuarjen e zjarrit u angazhuan 5 makina zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikëse.

Gjithashtu, sipas ELAS-it, kur forcat e policisë kanë shkuar me shpejtësi drejt vendngjarjes, një grup personash të panjohur i kanë sulmuar duke i hedhur bomba molotov, por nuk ka të lënduar. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco