Trafikimi i 430 kg kokaine/ Zbulohen detaje! Personat e akuzuar kapen në përgjime duke bërë ‘pazare’

Trafikimi i 430 kg kokaine/ Zbulohen detaje! Personat e akuzuar kapen në përgjime duke bërë ‘pazare’

12:12, 04/12/2022
A+ Aa A-

Hetuesit e SPAK vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e 430 kg kokainë, të sekuestruara një javë më parë në banesën e Viktor Çervanakut.47/07:55

Në dosjen hetimore që media disponon 10 personat e vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në përgjime dalin duke komunikuar intensivisht, komunikojnë intensivisht me doganierë, por edhe me punonjës policie.

SPAK është duke analizuar të gjitha të dhënat e mbledhura në kuadër të këtij procedimi, për të parë nëse kanë apo jo lidhje personat që komunikojë me të implikuarit. Në muajin gusht, kur ngarkesa ishte ende në Portin e Tivarit, Nikolin Gjolena, i dyshuar nga struktura antikorrupsion, si financuesi i grupit kriminal, komunikon me një efektiv policie.

Referuar përgjimeve i dyshuari i ka shkruar policit në numrin e tij të punës vetëm emrin e tij. Sipas hetuesve, dyshimet janë se teksti me mbishkrimin “Nikolin Gjolena”, është një kod që kanë përdorur trafikantët. Ndërsa një ditë pas komunikimit me Gjolenën, efektivi, që sipas SPAK është verifikuar, ka komunikuar edhe me shtetasin Viktor Çervanaku.

Ish-kryetari i komunës Frakull, i ka kërkuar punonjësit të policisë që të flasë me persona të tjerë e t’ja mbyllë problemet që ata kishin me agjencitë ligj-zbatuese. Ndërsa efektivi i premton se do fliste.

Gjithashtu anëtarët e grupit flasin, më konkretisht Çervanaku flet edhe me agjentë doganorë, që ta ndihmojnë dhe të përshpejtojë procedurat për plotësimin e dokumentacionit.

SPAK është duke analizuar të gjitha këto përgjime, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje, për këtë shkak, me vendim gjykate, ndalohet publikimi i akteve të dosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco