Shtyhet gjyqi i Arbër Paplekaj, ish-efektivi i akuzuar për vrasjen e 21 prillit 2021

Shtyhet gjyqi i Arbër Paplekaj, ish-efektivi i akuzuar për vrasjen e 21 prillit 2021

11:19, 02/12/2022
A+ Aa A-

Gjyqi ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është shtyrë përsëri.

Arsyeja është e njëjtë me atë të herës së kaluar, duke qenë se nuk është njoftuar Emiliano Prenga, i dëmtuari në ngjarjen e 21 prillit 2021.

Data e seancës së radhës është 14 dhjetor ora 10:00. Gjyqi në Themel nuk u hap pasi s’mund të ndodhë kjo pa qenë prezent gjithë protagonistët e çështjes.

- Advertisement -

Duke qenë se të gjitha format e njoftimit janë ezauruar, tashmë është kërkuar që njoftimi i Emiliano Prengës të bëhet me shpallje. Brenda 10 ditësh merret e mirëqenë që personi është njoftuar dhe në seancën e radhës mungesa e tij nuk bëhet më pengesë për shtyrjen e procesit.

Gjithçka ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco