Njeriu i Olsi Ramës/ Amant Josifi zhvati 800 mijë euro nga 80-vjeçarja

Njeriu i Olsi Ramës/ Amant Josifi zhvati 800 mijë euro nga 80-vjeçarja

11:00, 02/12/2022
A+ Aa A-

Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘call center-ave’, i shpallur në kërkim për mashtrimin me “call center-a”, është pjesë e një skeme që i ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Hetimi është shtrirë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainë. Mes klientëve që janë mashtruar është edhe një grua 80-vjeçare e cila ka humbur më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta.

Mauro Jordan, një avokat që përfaqëson rreth 20 klientë të mashtruar, ka treguar se si ka nisur kjo skemë. 

“Këto organizata u krijuan fillimisht në Izrael dhe Evropën Lindore. Pak nga pak, ata filluan të lidhen me njëri-tjetrin dhe u rritën. Këto organizata shumë të mëdha dhe të lidhura ngushtë po krijojnë dhe fshijnë vazhdimisht faqe interneti, dhe hapin dhe mbyllin kompani”, tha ai.

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ai është denoncuar nga kreu i opozitës, Sali Berisha se mbrohet nga Olsi dhe Edi Rama.

Në total, pre e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco