‘Po paguanim borxhet e rrugës’/ Dënohen 2 shqiptarët e kapur në Britani me 1000 rrënjë kanabis

‘Po paguanim borxhet e rrugës’/ Dënohen 2 shqiptarët e kapur në Britani me 1000 rrënjë kanabis

10:21, 02/12/2022
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë Marjan Markaj dhe Pashko Malota, rrezikohen të dëbohen nga Britania e Madhe për rolin e tyre në prodhimin e më shumë se 1000 bimëve kanabis.

Ata u arrestuan për shkak të një bastisjeje në magazinë CB Furniture në rrugën Shaw, Great Lever, më 1 qershor.

Dyshja ranë dakord të kujdeseshin për fermën e kanabisit për të shlyer borxhin që kishin marrë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë disa vite më parë, tha Gjykata e Boltonit. Vetëm pak ditë përpara bastisjes, Markaj dhe Malota u dërguan në magazinën më kanabis dhe iu tha të qëndronin brenda saj me çdo kusht.

Prokurori Niamh Ingham tha se policia sekuestroi bimë kanabisi me një total prej më shumë se 60 kg drogë mes tyre, si dhe pothuajse 8 kg drogë që ishin vendosur nëpër thasë. Ata akuzuan Markajn dhe Malotën për prodhimin e një lënde të klasit B, akuza e cila u pranua nga dy shqiptarët.

30 vjeçari Markaj tha nga ana tjetër se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.

Gjykatësi Tom Gilbart pranoi se dyshja, të cilët nuk kanë asnjë dënim të mëparshëm, ishin punëtorë me pak ose aspak vetëdije për organizatën kriminale ku ata ishin punësuar. Ndërkohë, Malota, i cili pohoi se ka ish-gruan me kancer dhe dy fëmijë gjithashtu në Britaninë e Madhe, shtoi se “barra do i bjerë asaj për t’u kujdesur për fëmijët”.

Në përfundim të seancës, dy shqiptarët u dënuan me 20 muaj, ku gjysma e dënimit do të kryhet me burg dhe pjesa tjetër me garanci. Po ashtu ata u paralajmëruan se rrezikojnë të dënohen pas përfundimit të afatit të garancisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco