Nis dita e dytë e sulmit të Qeverisë mbi ‘Prestige Resort’: Pas policisë, mbërrijnë forcat xheniere

Nis dita e dytë e sulmit të Qeverisë mbi ‘Prestige Resort’: Pas policisë, mbërrijnë forcat xheniere

07:31, 02/12/2022
A+ Aa A-
Sot është dita e dytë e aksionit të paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort. Drejtuesit e resortit kanë thënë që prej ditës së djeshme se janë gjendur të papërgatitur dhe të pa paralajmëruar me asnjë shkresë zyrtare mbi veprimet e paligjshme që policia e IKMT ka kryer.

Sipas gazetës Panorama, sot fadromat qendrojnë disa metra larg resortit dhe aty gjenden forca të shumta të policisë së Shtetit. Godina e hotelit është marrë në kontroll total e ruhet nga forcat e policisë që prej ditës së enjte.

Forcat e xhenios kanë hyrë mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 në perimetrin e vendosur nga policia shumë larg resortit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco