Sekuestrohet sasi e madhe droge në Librazhd, dy të shoqëruar

19:15, 01/12/2022
A+ Aa A-

Një aksion i Policisë Elbasan është finalizuar me sukses ku falë informacioneve dhe punës hetimore është bërë e mundur kapja e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike canabis sativa e bërë gati për shitje.

Lënda dyshohet se u kap në Librazhd e cila kishte destinacion trafikimin jasht vendit. Deri tani dyshohet të jenë shoqëruar 2 persona por hetimet vijojnë për kapjen e të tjerëve.

Deri tani nuk ka një reagim nga policia e Elbasanit ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco