Bilanci i COVID/ 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 6 të tjerë

Bilanci i COVID/ 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 6 të tjerë

18:56, 01/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus nga 395 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 6 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 139 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 8 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Tepelenë, Berat, 1 në Elbasan.

Statistika ( 1 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                17
Të shëruar në 24 orë             6
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       395
Testime totale                   2,009,258
Raste pozitive                      332,246
Raste të shëruara                  328,513
Raste Aktive                             139
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    116
Gjirokastër                10
Fier                           4
Shkodër                 3
Berat.                        2
Korçë.                        2
Vlorë                         1
Elbasan                   1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco