Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, Ramadani: Përgjegjësinë kryesore e ka Policia, institucionet dështuan

16:38, 01/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Arbër Ramadani komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga bashkëshorti i saj. Çifti ishin në proces divorci ndërsa ka viktima ka pasur edhe një urdhër mbrojtje. Gazetari i Kosovës, Arbër Ramadani u shpreh se ngjarja e së mërkurës është një alarm tjetër për Kosovën pasi vrasjet e grave janë shndërruar në dukuri.

"Shoqëria në Kosovë po përpiqet me kundërpërgjigje me protesta dhe reagim publik sepse nuk janë vetëm krime individuale. Në 10 ditët e fundit janë dy gra që janë vrarë nga burrat e tyre. Përveç reagimit të shoqërisë po kërkohet edhe përgjegjësi ndaj institucioneve që janë marrë dhe nuk janë marrë me të tilla raste."-tha Ramadani.

Ai theksoi se dështimi institucional është i shumëfishtë. Por si gabim fatal, ai quan mosveprimin e Policisë së Shtetit që nuk ka vepruar edhe pse për viktimën kishte një urdhër mbrojtje.

"Po e analizoj kronologjikisht dështimin e institucioneve dhe dështimin fatal për rastin. E ndjera në korrik ka shkaur në polici për dhunë në familje, Prokuroria e Ferizajt ka ngritur akuzë në gusht për kanosje, tashmë vrasje të gruas së tij për dhunë në familje.

Gjykata themelore në Ferizaj më 17 shtator ka lëshuar urdhër mbrojtje. Dështimi është së pari tek gjykata ose tek prokuroria nëse nuk ka kërkuar paraburgim për dhunuesin. Gjykata është mjaftuar me urdhër mbrojtje.

Dështimi fatal është pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga gjykata kompetencë për zbatimin e këtij urdhri është policia e Kosovës. Kam hulumtuar, edhe tek zyra e kryeministrit, në mënyrë të detajuar flitet si duhet vepruar në këto raste. Ka një plan për viktimën, për sigurinë që duhet të merret policia.

Planin e përpilon policia në bashkëpunim me të dhunuarën. Ky është dështimi fatal se nuk ka hartuar planin si duhet për viktimën. Policia duhet të kishte komunikuar me të dhunuarën, dihej që pritej lindja në nëntor, nëse do ishte zbatuar deri në fund planin, policia nuk do kishte asgjë të vështirë. Mund t’i kishin caktuar disa policë për ta mbrojtur."-tha Ramadani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco