Goditi me sqepar bodygardin e Ozilit, rikthehet në burg pas një muaji Klement Ndina

Goditi me sqepar bodygardin e Ozilit, rikthehet në burg pas një muaji Klement Ndina

13:57, 01/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Gjirokastër vendosi sot rithimin në qeli të Klement Ndinës, 48 vjeçari që dhunoi me sende të forta Kostandin Xhallon.

Gjyqtari Arben Dosti ka hedhur poshtë masën e dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Përmet Yrvete Skreli e cila në seancën gjyqësore të 31 tetorit vendosi masën "Arrest në Shtëpi".

Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Arben Dosti e ka quajtur të paligjshëm dhënien e kësaj mase ndaj Ndinës duke dhënë masën "Arrest në Burg".

Gjithashtu në qeli do të rikthehet edhe Gjergji Bojo i cili po nga gjyqtarja Skreli më 31 tetor i ishte dhënë masa e arrestit "Detyrim Paraqitje" ndonëse për të dy prokurori i Përmetit Asllan Bajrami kishte kërkuar masën "Burg pa Afat".

Mesditën e 29 tetorit Konstandin Xhallo u dhunua nga dy të lartpërmendurit çka ngeli i plagosur rëndë duke u trajtuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco