‘Tjetërsimi i pronave te Gjiri i Lalzit’/ SPAK administroi bisedat e 'Rrumit' nga aplikacioni SKY ECC

‘Tjetërsimi i pronave te Gjiri i Lalzit’/ SPAK administroi bisedat e 'Rrumit' nga aplikacioni SKY ECC

12:51, 01/12/2022
A+ Aa A-

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme, për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit, zbardhën përfshirjen e Akeksandër Lahos njohur si "Rrumi i Shijakut", edhe nga mesazhet dhe bisedat përmes një aplikacioni të inkriptuar.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka administruar prova nga komunikimit përmes aplikacionit "Sky ECC". Ky aplikacion dhe Enkro Chat u zbërthyen nga Europol në vitin 2021, duke zbuluar lidhje të organizatave kriminale në mbarë Europën dhe Botën.

Sipas burimeve, Prokuroria ka arritur të sigurojë të dhëna nga aplikacioni. Kjo ka shërbyer për të mësuar rreth veprimeve të Lahos, mbi të cilat janë ngritur edhe akuzat nga SPAK, për "Korrupsion" dhe "tjetërsim të pronave", në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Pak ditë më parë, Struktura Anti-Korrupsion i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar 'arrest me burg', ndaj Lahos, e cila u pranua prej kësaj të fundit duke ia përcjellë Policisë me qëllim ekzekutimin e saj.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit nisën disa muaj pas atentatit të vitit 2019, ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja dhe "Rrumit të Shijakut".

Në telefonat e sekuestruar më herët nga ana e SPAK për këtë ngjarje, u gjetën biseda, përgjime e video ku flitej për tjetërsimin e rreth 45 mijë m2 tokë në zonën e gjirit të lalzit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç tjetërsimit të 45 mjë m2 tokë, për të cilën Laho është përfshirë edhe për tjetërsimin e 14 parcelave po në këtë zonë.

Kjo është masa e dytë ndaj Lahos. disa muaj më parë, “Rrumi” u shpall në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë pas dëshmisë se vëllezërve Beqiraj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco