Vrasja e gruas shtatzënë, Ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Do të ketë dorëheqje ose shkarkime

Vrasja e gruas shtatzënë, Ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Do të ketë dorëheqje ose shkarkime

11:28, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Grupit të ngushtë ndërministror theksoi se do të ketë dorëheqje dhe shkarkim në momentin që do të verifikohet cila hallkë institucionale ka dështuar.

Haxhiu në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi se rasti i mbrëmshëm, i vrasjes së gruas shtatzënë tregon sa i shprehur është femicidi.

“Me urgjencë kemi mbledhur Grupin ndërministror. Sipas informacioneve nga policia viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ministrja tha më tej se sikur Prokuroria të ishte në krye të detyrës rasti mund të ishte parandaluar. Ajo tha se informacionet tjera nuk mund t’i ndajë për shkak të hetimeve.

“Secili prej institucioneve janë të obliguara dhe kanë marr përgjegjësi të verifikojnë secilin veprim institucional prej momentit kur është raportuar dhuna prej viktimës”, tha ajo, ndërsa njoftoi se në takimin e grupit ndërministror nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesi nga Prokuroria dhe Gjyqësori.

“Do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale, njerëzore e profesionale. Nuk kam koment për veprimet e tyre”, tha ajo.

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Ju garantoj nëse shohim që ka dështu dikush do të ketë dorëheqje e shkarkim, por keni parasysh dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha më tej se sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe ministrja s’ka të drejtë të shkarkojë.

“Reforma në drejtësisë pritet të votohet në Kuvend… Jam e bindur që në momentin kur e kemi reformën në drejtësi nuk do të ketë prokuror e gjyqtar që nuk do t’i kryejnë detyrat”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të kërkoj nga Inspektorati të verifikojë edhe veprimet e Policisë pasi viktima ka pasur urdhër mbrojtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco