'Mami nuk po qan, do që ti të jesh e lumtur'/ Vajtimi rrëqethës i nënës së Vera Myrtajt në varreza

'Mami nuk po qan, do që ti të jesh e lumtur'/ Vajtimi rrëqethës i nënës së Vera Myrtajt në varreza

11:16, 01/12/2022
A+ Aa A-

"Zemra ime, bija ime, mami nuk po qan, do që ti të jesh e lumtur".

Janë fjalët që ulërinte drejt qiellit mëngjesin e së mërkurës nëna e Vera Myrtajt, teksa iu dha lamtumira e fundit. “Mami nuk qan, është e lumtur sepse ti do të qëndrosh e lumtur, shpirti im”, vijoi të vajtonte në shqip gjatë gjithë kohën nëna, ndërkohë që vajza e saj 37-vjeçare varrosej.

Pas ceremonisë private, arkivoli i Verës, në varrimin e së cilës morën pjesë me qindra persona, u fut në dhe nga vëllezërit e saj dhe meshkujt e tjerë të familjes. Gratë, që kishin rrethuar të bijat e 37-vjeçares, morën dhe nga toka dhe e hodhën mbi arkivolin e saj, ndërsa nëna e 37-vjeçares vajtonte.

Siç shkruan e përditshmja Corriere della Sera, në varrimin e shqiptares kishte edhe shumë të rinj. Ishin shokët e shoqet e klasës së të bijave, ashtu sikurse mësueset e tyre.

Ishte pikërisht vajza e madhe 15-vjeçare, e cila gjeti trupin e pajetë të së ëmës pasi u rikthye në shtëpi rreth orës 22:00. Vera u vra të dielën e 20 nëntorit, për shkak të xhelozisë së sëmurë të ish-bashkëshortit, po shqiptar. 41-vjeçari Viron Karabollaj nuk arriti kurrë që të pranonte idenë se nëna e vajzave të tij kishte rinisur një jetë të re me dikë tjetër, pasi arriti që pas shumë vitesh të largohej nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.

Bashkë me Verën i vrarë mbeti edhe partneri me të cilin jetonte prej më shumë se 1 viti, 23-vjeçari Flonino Mërkuri, i cili u godit disa herë me thikë në garazhin e shtëpisë ku jetonte çifti, në Spinea të Venecias. Më pas 41-vjeçari i dha fund jetës në kapanonin e Chirignago ku punonte.

Corriere Della Sera përcjell edhe dëshmitë e mikeshave të 37-vjeçares.

“E dimë mirë çfarë ka hequr Vera. Askush nuk e merr me mendja sa vuajtje, sa dhunë i është dashur të durojë, duke u përpjekur që të gjente zgjidhjen më të mirë për vajzat. Ato ishin e gjithë jeta e saj, jetonte vetëm për to”, rrëfejnë ato./tvklan.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco