Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtoreve.
Burime për Syri TV bëjnë me dije se shtetasit kosovarë të shpallur në kërkim, dyshohen vrasës me pagesë ne Shqipëri dhe Kosovë.
Ata i kanë shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje, Valmir Kola në 24 tetor, 6 ditë para vrasjes. Ata e kane kaluar mjetin ne mënyre te rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Më pas makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij, janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.
Informatori i lëvizjeve të viktimës është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 orë viktimën te një pemë ulliri pranë garazhit ku do parkohej automjeti. Autori Kola mësohet se ka hyrë ilegalisht ne vendin tone dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe me pas dyshohet ne Belgjikë.
Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij, Agustin Kola, i cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë pasur rol nxitës në ekzekutimin e Sanajt.
Në kërkim është edhe një tjetër shtetas kosovar, që dyshohet si bashkëpunëtor.
© SYRI.net