Vrau ish-gruan shtatzënë, Sokol Halili ende në arrati, viktima ishte me urdhër-mbrojtje nga gjykata

Vrau ish-gruan shtatzënë, Sokol Halili ende në arrati, viktima ishte me urdhër-mbrojtje nga gjykata

09:43, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kosova u trondit nga një vrasje makabre që ndodhi të mërkurën e 30 nëntorit, në oborrin e QKUK-së. Një burrë dyshohet se vrau ish-gruan e tij shtatzënë, e cila ishte në ditët e fundit të lindjes. 35-vjeçarja me inicialet H.M nga Lipjani u vra para Klinikës së Gjinekologjisë.

I dyshuari për këtë vrasje makabre është Sokol Halili nga Shtimja. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e tij. Sokol Halili nga Shtimja, i cili dyshohet se kreu vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, H.M, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës. Burime nga policia e Kosoves thanë që nuk ende ndonjë informacion shtesë për rastin në fjalë.

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për shkurorëzimin e 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco